Mitalip Çoçaj, gazetari që dokumentoi historinë shqiptare

Mitalip Çoçaj (1936-1997) u lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales, në moshën 16-vjeçare, punoi si mësues i Artit figurativ dhe Edukatës fizike në shkollën fillore në Suharekë, si dhe ishte korrespodent i disa gazetave nga rajoni i Prizrenit.

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 1961, ishte korrespodent i Televizionit të Beogradit nga Prizreni dhe Prishtina. Në vitin 1964, vijoi studimet në Institutin e Gazetarisë në Beograd.

Mitalipi ishte xhiruesi i parë shqiptar nga Kosova që realizoi kronika dhe dokumentarë nga Kosova.

Në vitet 1976–1980, ishte drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të RSFJ-së në Këln dhe Shtutgart të Gjermanisë.

Në vitin 1990, për gjashtë muaj, ishte drejtor i Televizionit të Prishtinës (TVP).

Mitalipi vdiq dhe u varros në Prishtinë.

.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit