23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Burdushi: Te unë ka ardhur Ministri për ta shëruar gruan e tij

Mjeku popullor Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, në emisionin Frontal të T7, ka folur pasi Prokuroria Themelore në Prizren, i ka ngritur aktakuzë për mashtrim të një personi që vuante nga depresioni e të cilit i kishte marrë 2 mijë euro.

Burdushi duke folur për personin që i ka ardhur si pacient që vuante nga depresioni, ka treguar se si në shtëpi i ka shkuar edhe një ministër për ta shëruar gruan e tij.

“Një ministër ka sjellë gruan e tij. Vuante nga depresioni, depresion i xhelozisë”, ka thënë Burdushi.

“Por unë kurrë s’i kam shfrytëzuar për t’i deklaruar”, ka vazhduar të tregoi ai.

Burdushi thotë se ministri, të cilit nuk ia publikoi emrin, ka qenë pacient i tij në vitin 2008-2010.

“Në vitin 2008-2010 ka ardhur si klient i imi. Kam figura publike dhe zyrtarë të lartë shterëorë, por nuk publikoi”, është shprehur mjeku popullor, i cili akuzohet për mashtrim. /Express/

Më Shumë

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit