23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Nijazi Kryeziu: E kam ofruar dorëheqjen time pas aferës “Pronto”

Nijazi Kryeziu, këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili është një nga 11 të akuzuarit për aferën “Pronto”, ka thënë se ka ofruar dorëheqje menjëherë pasi është ngritur aktakuza.

Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, në emisionin Frontal të Televizionit 7, Kryeziu ka folur rreth aferën “Pronto”.

Kryeziu thotë se ka qenë në Shqipëri kur ka marrë vesh se është ngritur aktakuzë ndaj tij, dhe thotë se menjëherë e ka thirrur Veselin për t’i ofruar dorëheqjen si këshilltar i tij.

“Nuk e ka pranuar dorëheqjen time sepse nuk kam dashur që të përmendet edhe z. Veseli”,  ka thënë Kryeziu, transmeton Gazeta Express.

Ai tregon se ka qenë i vetmi i akuzuar që ka ofruar dorëheqjen, por që kryeparlamentari Veseli, sipas Kryeziut, nuk ka pranuar që ky të largohet.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit