23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Kryeziu flet për luftën brenda PDK’së

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka folur në emisionin Frontal për zgjedhjet brenda PDK’së dhe luftën brenda këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se në PDK ka element të cilët në forma të ndryshme luftojnë një pjesë të PDK’së të cilët kanë me angazhimin e tyre e kanë sjellë këtë parti në nivelet më të larta.

Duke folur për këtë element, por pa përmendur emra se kush janë ata, Kryeziu ka thënë se të njëjtit kanë ndikim edhe në përgatitjen e aktakuzës në rastin “Pronto”.

Për të cilën ai ka thënë se gjykimi ndaj tij dhe te njëjtëve në këtë rast është një montim politik, që është mbështetur edhe nga njerëzit brenda PDK’së.

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Lajmet e Fundit