17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Deputeti Rexhaj: Lirimi i ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, dëshpëruese !

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka vlerësuar dëshpëruese vendimin lirues të ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj .

Sipas tij, institucionet e drejtësisë janë të kapura nga “të fortët”.

Ish-drejtori i arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, bashkë me të akuzuarit tjerë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Vite më parë patëm ngritur kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e “Javës së Remzi Ademajt”. Shumë herë pata dëshmuar, herë si dëshmitar i prokurorit, herë si dëshmitar i mbrojtjes (në rastin e Abdullahut).”, shkruan Rexhaj në “Facebook”.

“U dënua Abdullah Thaqi, atëkohë punëtor në “Pro Credit Bank”. Institucionet e drejtësisë dënojnë ata që nuk duhet dhe i shpallin të pafajshëm ata që abuzojnë detyrën zyrtare”.

“Kjo Republikë me këto institucione të kapura të drejtësisë po e dërgon Kosovën në një vend të pasigurt ku “të fortët” ligjin tashmë nuk e konsiderojnë si llastiku, por e kanë bërë llastik”.

“Dëshpëruese!”

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit