9.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Shqipëria do të përjashtojë nga TVSH-ja librat elektronikë

Qeveria po sheh mundësinë e një ndryshimi në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë” që përfshin përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të atyre që sot njihen si e-librat, apo libra që lexohen në platforma elektronike dhe jo në versionin tradicional letër. Draftligji i nxjerrë për konsultim bën dy shtesa të rëndësishme.

Ndryshimi i parë në Nenin 18/1 nënvizon se “furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave, shtëpive botuese, dhe materialet e ofruara në formën tradicionale dhe çdo formë tjetër elektronike të librit, pavarësisht përmbajtjes së tij, që mund të lexohet nëpërmjet pajisjeve të tjera ndihmëse përfshirë edhe platformat elektronike (e-libri), përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Ndryshimi i dytë i rëndësishëm po i lidhur me TVSH-në tek libri sanksionohet në nenin 49 shtohen dy pika të reja 3 dhe 4 të cilat përcaktojnë se pas miratimit të këtij ligji ka nevojë për ndërhyrje në dy ligje të tjera siç është ai për TVSH-në dhe ai për prokurimin publik”.

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit