Specialja dridh vendin, mbi 10 ftesa të dërguara deri më tani

Vetëm në “valën e parë” të ftesave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, janë përfshirë të paktën 13 ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç ftesave tashmë të konfirmuara për Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën e Safet Sylën, gazeta “Zëri” merr vesh se ftesa ka edhe për të paktën shtatë ish-pjesëtarë tjerë, në mesin e tyre edhe ish-komandantë të UÇK-së.

Tashmë janë konfirmuar ftesat për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, për disa ish-komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë: Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën dhe Safet Sylën.

Ndërkohë burime të gazetës “Zëri” thonë se ftesat u janë dërguar ose do t’u dërgohen në ditët në vijim edhe disa ish-zyrtarëve tjerë të UÇK-së, emra të njohur për redaksinë, por pasi gazeta nuk ka mundur ta sigurojë konfirmimin zyrtar po i paraqesim vetëm me iniciale: I.H., S.G., S.M., S.S., R.A., XH.K. dhe S.J.

Gazeta “Zëri” gjatë ditës së djeshme ka kontaktuar familjarët dhe avokatët e disa prej tyre, por të cilët ose kanë refuzuar të flasin, ose kanë thënë se nuk kanë informata./ZERI

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit