7.7 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Zafir Berisha: “Klani Pronto” dhe UPZ-ja

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ai, ka akuzuar disa mësimdhënës të cilët “dëshirojnë ta mbajnë UPZ-në në duart e hajdutëve”

Postimi në Facebook

Përpjekjet e “kopukëve” të “Klanit Pronto” dhe pinjollve “pleshtave” të tyre, po dështojnë që Universitetin e Prizrenit ta mbajnë pengë në duart e hajdutëve dhe kusarëve të cilët për vite të tëra kanë devalvuar çdo gjë edukative e shkencore në këtë universitet!

Artan Nimani nga Dushkaja e Gjakovës, Ragip Gjoshi nga Komorani e Ylli Kortoqi nga Tropoja me ndihmën e Kadri Kryeziut nga Pagarusha e disa pseudointelektualve të tjerë si përfaqësues të bandave kriminale, duke manipuluar një grumbull “studentësh” me çdo kusht dhe çdo çmim mundohen të pengojnë ndryshimet e shumëpritura në U.Pz.

Universiteti i Prizrenit që nga themelimi ka qenë çdo gjë, vetëm i Prizrenit nuk ka qenë!
Në momentin që ka përpjekje për me i dhanë kuptimin që e meriton dhe me ju kthyer misionit për të cilën është themeluar U.Pz, pseudointelektualët të “hunit e konopit” me ndihmën edhe të disa legenëve në organet e drejtësis, bëhen bashkë duke i manipuluar edhe një grumbull “studentësh”për ti shtuar përpjekjet e fundit , sikurse gomari me shqelmat e fundit para se me ngordh, me penguar ndryshimin pozitivë… Universiteti i Prizrenit nuk është pronë private e askujt , prandaj ju hajdut e kusarë hiqni dorë se u behet “gazi botës” dhe leni studentët të studiojnë!!!”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit

Është zhdukur veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, nga fshati Gorozhup i Hasit. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga OVL-ja e UÇK-së...

Në pesëvjetorin e rënies u përkujtua Heroi i Kosovës, Sami Thaçi

Sot, në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar Heroi i Kosovës, Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit