Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përfshirë Wylita Bell, Shefe e Zyrës së Diplomacisë Publike, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar rolin e Këndit Amerikan si një urë lidhëse mes komunitetit lokal dhe dy vendeve mike, Kosovës dhe SHBA-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai theksoi rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin e programeve edukative dhe kulturore ndër vite.

“Për 20 vite me radhë, Këndi Amerikan në Prizren ka qenë urë lidhëse mes komunitetit, gjeneratave të reja dhe dy shteteve mike, Kosovës e SHBA-ve”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu, është theksuar se nga viti 2022 “American Corner” vepron në një lokacion të ri në qendër të qytetit, ku organizohen aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.

Në fund, është uruar që kjo qendër të vazhdojë aktivitetin e saj me sukses edhe në vitet në vijim, duke kontribuar në bashkëpunim dhe zhvillim kulturor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit