Rihap dyert shkolla shqipe “Nënë Tereza” në Itali

Itali-Shkolla shqipeShoqata AssoAlbania, e bindur që kultura integruese është një proces që lind që në bankat e shkollës, pas eksperiencës pozitive të vitit të shkuar, interesit të madh të familjeve për t’u mësuar gjuhën shqipe edhe fëmijëve të lindur e të rritur në Itali, rihap në Pistoia shkollën shqipe “Nënë Tereza”.

Edhe këtë vit pranohen regjistrimet e të miturve me moshë 7-13 vjeç, transmeton BW. Përveç gjuhës dhe leximit në shqip fëmijëve do t’u jepen njohuri mbi historinë e gjeografinë, traditat dhe kulturën e Shqipërisë. Mësimdhënia do të ofrohet nga mësues profesionistë vullnetarë. Leksionet falas, do të nisin më 7 tetor, çdo të shtunë paradite dhe të hënë pasdite.

Përurimi i vitit të ri shkollor do të bëhet më 6 tetor. Do të ketë një takim me prindërit dhe më pas një festë për të familjet, me recitime, këngë, valle dhe bufe.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit