Malisheva ka mundësi të bashkëpunojë me qytetet në Danimarkë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ish vëzhguesin e OSBE-së, Stig Skovbo,nga Danimarka, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Malishevë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe qyteteve në Danimarkë.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtarin danez, Stig Skovbo, për vizitën e tij dhe e ka njoftuar atë me zhvillimet në Komunën e Malishevës, të arriturat, sfidat dhe nevojat që ka Malisheva, si komunë.

“Nga anë tjetër Stig Skovbo, është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në Malishevë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të krijuar lidhje në mes të Malishevës dhe vendeve në Danimarkë, me qëllim të krijimit bashkëpunimit të ndërsjellë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Malishevës.

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit