Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni S.H., Refki H. Paçarizi dhe Visar H. Krasniqi, u mbajtën homazhe përkujtimore në Kleçkë dhe Malishevë.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në nderim të dëshmorëve.

Me këtë rast, kryetari Kastrati vlerësoi lart sakrificën e tyre, duke theksuar se vepra e dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
“Sot përkulemi me nderim para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve tanë, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës. Kujtimi për ta është i përhershëm dhe obligim i yni është që të ruajmë e të kultivojmë vlerat për të cilat ata luftuan dhe ranë”, u shpreh Kastrati.
Në homazhe morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Në këtë përvjetor u përkujtua me respekt kontributi i dëshmorëve të rënë më 2 qershor 1999, të cilët u bënë pjesë e historisë së lirisë së Kosovës. Po ashtu u shënuan edhe ditët e shkollave që mbajnë emrat e tyre, në nderim të sakrificës për çlirimin e vendit./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
