Kryetari i PDK-së në Prizren komenton ikjen e anëtarëve të Kryesisë në Nismë


Kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, për herë të parë, ka komentuar ikjen dhe aderimin e disa anëtarëve të Kryesisë së këtij subjekti politik, në Nismë Socialdemokrate.

Sipas tij, kjo nuk do të ndikojë aspak në PDK, shkruan “Kosova Sot”

“Ne jemi në proces zgjedhor brendapartiak, me një proces që po shkon mrekullueshëm dhe kemi inkuadrim të shumë të rinjve nëpër nëndegë, që na bënë të ndihemi të kënaqur që në zgjedhjet tona të brendshme”, ka thënë Krasniqi për “Kosova Sot”.

“Por, edhe në ato komunale mendojmë me faktin se kemi ardhje të reja deri në 60 për qind kjo na bërë të ndihemi mirë dhe ndryshmet janë të mundshme”.

“Unë besoj se PDK-ja do të avancohet shumë me synimin për forcë të re dhe me kualitet të ri, besojmë se PDK-ja së shpejti rikthehet shumë më e fuqishëm se deri më tani që ishte”, u shpreh Minir Krasniqi.

Ditë më parë partisë Nisma iu bashkuan disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së, siç janë: Shukri Quni, Naser Berisha, Hajrim Qengaj.

Po ashtu në këtë subjekt politik kaluan edhe Hysamendin Beshi, udhëheqës i lagjes “Kurilla”, dy kryetarë të nëndegëve, pastaj këngëtari Fatmir Hoxha, mjekë dhe disa qytetarë të tjerë.

Kjo si duket është një sinjal për ndryshime edhe të vetë skenës politike në Prizren. Anëtari i kryesisë, Shukri Quni, ishte edhe kuvendar i PDK-së dhe me këtë automatikisht i shtohet një votë Nismës.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit