8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Baladë në shkrepa

Hajdar Mallaku


Me një fije eshke,
Vënë mbi shkrepat strallë
Fërkonim me urorin e zemrës
Shkëndijat që na mbanin gjallë.

Por pak nga pak gjatë historisë
I dëshpruam shqipet;
Nuk u lamë as shkrepa
Për ta nisur fluturimin;
Për t’u shkëputur nga pika zero
Si atleti dhe për ta provuar zemrën
Në vigjëlimin atdhetar.
Nuk u lamë fusha,
Hambarët i lamë gojëhapur;
Nuk u lamë qytete
Për ta ruajtur qytetërimin;
Nuk u lamë altarë
Që me Zot ta ushqenim shpirtin;
Nuk u lamë dete, lumenj e liqene
Për ta larë djersën e krenarisë ilire.
Kot derdhim lotë
Për Ilirinë e dikurshme krenare
Që sot si bebe e lidhim në djep.

Ne këngën me lahutë
E kënduam edhe kur s’fituam.
Sot unë dhembjen e kam hipur
Në maje të Alpeve,
Se Alpet na e dhanë emrin Albanë.
Po këtë herë e kam për tjetër,
Për atdheun që zgrapet e rrudhet
E klith e denes deri në xhamë.
Kosova si nënë jetime,
Me duar në gjinj
Ngjitet në maje të Qakorrit,
Si Ajkuna dikur,
U bën zë varreve e emërvendeve shqip
A përgjigjet kush ?!
Apo kënga epike
Lahutës i ka mbetur në fyt…

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Lajmet e Fundit