Kryetari i SBASHK-ut në Prizren: Nëse prindërit i dërgojnë nxënësit në shkolla, grevën do ta vazhdojmë nga shtëpia


Kryetari i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj, kërkon nga prindërit që të mos i dërgojnë nxënësit në shkolla pa u ndërprerë greva.

“Nëse prindërit i dërgojnë nxënësit në shkolla, atëherë SBASHK-u do t’i tërheq mësimdhënësit për të vazhduar grevën nga shtëpia”, ka paralajmëruar Kushaj, në një debat televiziv, transmeton “PrizrenPress”.

Ai, ka ftuar prindërit që t’i ruajnë raportet e bashkëpunimit me mësimdhënësit.

“Prindërit duhet t’i kuptojnë kërkesat e mësimdhënësve dhe presionin ta drejtojnë tek Qeveria”.

Sipas tij, mësimdhënësit me Ligjin e pagave janë në renditje nënçmuese.

“Koeficienti i mësimdhënësit është i ulët, prandaj prindërit duhet të tregohen mirëkuptues”, shprehet Kushaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit