8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Imami i Drenasit i kapet imamit të Rahovecit pasi fajësoi vajzën e mitur për veshje provokatikve

Imami nga Drenica, Osman Musliu, ka reaguar pas deklaratës së imamim të një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqit.

Imami i Rahovecit, për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi ku tronditi gjithë vendin, ka thënë se edhe veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.

“Vazhdoi dita e martë me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti veten në prehrin e tij! Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmojë e shfrytëzojë nxënëset e tij, e keqja është në prag!”, ka thënë imami Bytyqi.

Megjithatë, edhe kjo deklaratë e imamit Bytyqi tronditi mbrëmë opinionin shqiptar, pasi nuk u prit mirë.

Përveç reagimeve të shumta të bëra ndaj deklaratës së Bytyqit, ka reaguar edhe imami nga Drenica, Osman Musliu, i cili e quan “magari” fajësimin se edhe vajza ka një pjesë ta fajit për shkak të veshjes.

“M’falni ama me thanë se edhe vajza ka një pjesë të fajit për shkak të veshjes është kogja njëfarë magarie… ????

Një mysliman është përgjegjës për shikimin e tij; jo të bëhet kujdestar i moralit, aq më pak, kujdestar morali ndaj femrave…”, shkruan imami Musliu.

Më Shumë

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit