Afro 300 qytetarë të Prizrenit, hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Tre nxënës të shkollës fillore “ Dy dëshmorët” në Piranë të Prizrenit, javën e kaluar, e lëshuan Kosovën.

Ata, u përshëndetën me shokët e klasës, me lot në sy.

Nxënësit braktisën shokët, shkollën dhe vendin e tyre, për t’iu bashkuar prindërve në mërgim.


Numri i kosovarëve që duan ta braktisin atdheun, po rritet dita-ditë.
Afro 300 qytetarë të Prizrenit, ndërkaq vitin e kaluar hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se numri i aplikuarve për të hequr dorë nga shtetësia, gjatë vitit të kaluar, ka qenë shqetësuese.

“Gjatë vitit 2018-të, kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës 294 persona”, tregon Hajdari, për “PrizrenPress”.

Sipas tij, trendi i heqjes dorë nga shtetësia, krahasuar me vitin 2017-të, ka qenë i njëjtë në vitin 2018-të.

Ndërkaq, qytetarët konsiderojnë se një nga arsyet e lirimit të qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshme, në veçanti atë ekonomik.
“Gjendja e rëndë ekonomike dhe paperspektiva në Kosovë është një arsye më shumë” , thotë Besim Berisha nga Prizreni.

Sipas tij, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët do të heqin dorë nga nënshtetësia e vendit të tyre, mund të rritet në të ardhmen, për shkak se mundësitë që iu ofrojnë shtet ku ata jetojnë, janë shumë më të mëdha sesa çfarë iu ofron Kosova./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit