8.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Prokuroria paralajmëron aktakuzë për rastin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ndonëse ende nuk i ka përmbyllur hetimet lidhur me projektin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur, e cila godinë nuk është funksionalizuar qe një dekadë, me gjithë faktin që për këtë investim kapital janë shpenzuar rreth 1 milionë euro, ka paralajmëruar aktakuzë për këtë rast.

Zyrtarët e kësaj prokurorie kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë në fazën finale. Madje, kanë theksuar se lidhur me këtë çështje pritet që të paraqitet edhe aktakuza në gjykatën përkatëse. Por detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë shpalosur nga organi i akuzës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se rasti në fjalë është në fazën e fundit të hetimeve, pas së cilës pritet që në një afat të shkurtër të ngrihet aktakuza. Andaj, për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zyrtarja për informim në këtë prokurori, Fitore Mehmeti-Sejrani.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, sipas drejtuesve të saj, në qershor të vitit 2016 pati lëshuar një autorizim për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me grumbullimin e provave për projektin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur. Po ashtu patën theksuar se bëhet fjalë për një lëndë të ndërlikuar me vëllim të madh pune.

Ditë më parë, shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi, ka pohuar se Qeveria komunale e Prizrenit nuk do të intervenojë në Shtëpinë e Kulturës në Zhur përderisa rasti është duke u hetuar nga Prokuroria.

Më Shumë

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Dita e tretë e fushatës në Mamushë, kandidatët shpalosin vizionet e tyre për komunën

Në ditën e tretë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mamushës kandidati Abdulhadi Krasniq nga Partia Demokratike...

Lajmet e Fundit