13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rojtar i vetes sime

Prend NDOJA

Si në dredhat e erës i rrëmbyer,
Në qiellin kaltrosh mbi Oqean,
Shtëllunga resh mendjen e ngacmonin,
Shtegtarit një çerdhe te re t´ia dhuronin.

Në stacionin e parë përtej Oqeanit,
Në mëngjesin e hershëm erërat aty ndaluan,
Turmat e qytetit nuk flinte, mendja shkonte vrap,
Nxitonin shkallëve të jetës çdo ditë e natë.

Ëndrrat e përgjumura shtegtarëve ua ndërtonin,
Në fund të bulevardeve zdrukthtari u jepte jetë,
Bulevardeve kur udhëtonin kokë dhe dorë,
Ëndrrat e përbuzura u bëheshin mal me borë.

Në gurin e mullirit, në kontinentin e ri,
Kapitali derdhej si drithi në hambar,
Mbusheshin dhe stërmbushnin arkat,
Por, njeriu nga vetja ishte ndarë.

Nëpër sheshe i drojtur, nga vetja të mos dal,
Ku shkriheshin emra dhe rrënjët nga kanë ardhë,
Gëzimin dhe hidhërimin, shokët e mi të pandarë,
Rrokullisem mes dy poleve, për një ekuilibër të mbarë.

Frikën ma shtiu në palcë, ajo, “vrima e zezë”
Aty, në gjirin e saj hynin të gjithë njerëzit…,
Në radhën e pritjes…për veten u bëra rojtar,
Që brezave t´ua trashëgoj emrin e shenjë shqiptar.

Në llavën shumëngjyrëshe,
Në unin e tyre nuk rezistonin,
Përpos të “zgjedhurve të Zotit”,
Ata nuk i përvëlonte as vala, as ndryshku i motit.

Pas “shuarjes”, Njerëzit e rinj fillonin;
Pa komb, pa histori, pa identitet.
Teknologji, formatizim, fuqi prodhimi,
Harruar se si në këtë botë duhet jetuar njerëzimi.

Në prehrin e mendjes sime,
I përkëdhelja ëndrrat e lodhura pa gjumë,
Ishin të tundosura si varka mes valësh,
Si do t´ia dal, që mos të shuhen në fund.

Mos të më mallkojë gjeni im i pastër si loti,
Me atë pamjen e ruajtur prej Gegnisë së vjetër,
Udhën ua bekova për në shtratin e Dardanisë,
Të marshojnë andej ku zemra më kishte mbetur.

Të fluturojnë atje lule më lule po si bletë,
Ndër ato fusha të pushojnë mbi ndonjë Gurë,
De Radën, Naimin, Çajupin, Fishtën, Mjedën…,
Me një libër në dorë t´i kujtojnë, siç i kujtoja unë dikur.

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit