Varroset Qerim Çoçaj

Pasditen e të premtes i është dhënë lamtumira e fundit, furrëtarit Qerim Çoçaj, i cili vdiq dje pas aksidentit tragjik në Gjilan.

Është varrosur sot në vendlindjen e tij Qerim Çoçaj, i cili mbeti i vdekur të enjten si pasojë e aksidentit tragjik që u shkaktuar në qendër të qytetit të Gjilanit nga një kamion i cili kishte humbur kontrollin si pasojë e disa problemeve teknike.

Përveç të ndjerit Qerim Çoçaj, kanë mbetur edhe mbi 20 persona të lënduar, 4 prej të cilëve kanë marrë tretman në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi gjendja e tye ka qenë shumë e rëndë.

Në varrimin e Çoçajt kanë marrë pjesë qindra qytetarë të shumtë.

Ndërkohë sot Prokuroria ka propozuar që drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin të mbetet në paraburgim/Express/

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit