Qeni shqyen kokën e një plaku në Suharekë

Një plak është sulmuar nga një qen në Suharekë.

Ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë.

“ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj për “PrizrenPress” .

Hulaj ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media.

“Janë fotografi trishtuese. I është shqyer koka”.

Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.

Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit. Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit