19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit çmimin “Remzi Ademaj” ua ndan 13 dëshmorëve – “Nderi i qytetit” shpallet mjeku, Halil Berisha

Në sallën e Kuvendit Komunal sot u mbajt seanca solemne për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Pas fjalëve të rastit nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal Artan Abrashi dhe përfaqësuesit e grupeve të kuvendarëve, u nda titulli “Nderi i Qytetit” për dëshmorin e kombit dr. Halil Berisha.

Gjatë kësaj seance solemne u ndanë edhe dekoratat “Remzi Ademaj” për 13 dëshmorë nga Prizreni, të cilët kanë kontribuar në luftën e UÇK-së për liri. Emrat për të cilët u ndanë dekoratat janë:

Agim Shala
Feriz Susuri
Halim Ahmetaj
Hysen Rexhepi
Hysni Temaj
Nazim Buduri
Nazmi Haki Hasani
Përparim Thaqi
Salajdin Berisha
Sali Saramati
Selver Maqkaj
Xhevat Berisha dhe
Ymer Shala.

Po ashtu në seancë u ndanë edhe mirënjohjet për këta personalitete:

Zenel Kabashi, Bedrush Qollaku, Shaban Braha, Qazim Berisha dhe Bujar Gjurgjeala për kontributin në çështjen kombëtare;

Engjëll Berisha, Zita Bashota dhe Albina Marku për kontributin në fushën e muzikës;
Faik Beqaj, Drande Mita Tupeci dhe Hysnije Hisari për kontributin në fushën e arsimit;
Jëlldëze Gorani, për kontributin në fushën e mjekësisë;

Budim Berisha dhe Zef Toqi për kontributin në fushën e artit;
Agim Maloku për kontributin në fushën e sportit dhe Hysnije Hisari për kontributin në fushën e Arkitekturës.

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit