1.1 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Vetëvendosje bënë homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës

Lëvizja Vetëvendosje në përvjetorin e çlirimit të Malishevës, ka bërë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.

Në këto homazhe morën pjesë kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Malishevë Adem Berisha dhe veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi.

“16 Qershori është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve në Komunën e Malishevës. Malisheva në luftën e fundit i ka dhënë kombit 72 dëshmorë dhe qindra martirë të vrarë e të masakruar. Malisheva po ashtu nga marsi ‘98 deri në korrik ‘98 ishte shpallur edhe zonë e lirë. Përgjatë asaj kohe në këtë zonë janë strehuar qindra e mijëra civil, kanë qenë të vendosura institucionet drejtuese të luftës siç ishin Shtabi i Përgjithshëm dhe Radio Kosova e Lirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Mes tjerash, në këtë njoftim thuhet se pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-se dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku kanë rëbë dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva.

Albin Kurti së bashku me përfaqësues të kësaj komune në këtë përvjetor bënë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë nuk janë paguar gjatë muajit dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë, siç thotë SPK, mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë...

Lajmet e Fundit