AAK-së i bashkohen disa mësimdhënës nga Malisheva

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot i janë bashkuar një grup intelektualësh, kryesisht punëtorë të arsimit, nga Malisheva.

Ata janë pritur në selinë e AAK në Prishtinë nga kryetari i AAK, Ramush Haradinaj.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Facebook.

Ku thuhet se arsyet kryesore të aderimit në AAK nga ky grup intelektualësh ka qenë vizioni dhe puna e kryeministrit Haradinaj, por edhe qartësia e Aleancës në politikat e vendit.

Ditë më parë, Haradinaj për aderimet në AAK kishte thënë se besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet përditë.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit