10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Humanisti gjerman nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim humanistin gjerman Rudolf Broer, të cilit edhe i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë për Komunën e Malishevës.

Humanisti gjerman Rudofl Broer, në vazhdimësi e ka ndihmuar Komunën e Malishevës, në veçanti sektorin e shëndetësisë.

Ai e ka falënderuar për vizitën humanistin Broer dhe delegacionin nga Gjermania, të cilët sot po vizitojnë Malishevën. “Ju keni dhënë shumë për komunën tonë, dhe ne ju jemi mirënjohës për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që keni treguar në raport me ne”, tha kryetari Begaj me rastin e dhënies së mirënjohjes, për Rudolf Broer.

Nga ana tjetër, humanisti Rudofl Broer, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për ndarjen e kësaj mirënjohje, dhe tha se “e vlerëson lartë këtë mirënjohje e cila ju dha për punën e tij, punë të cilën e bën me vullnetin më të madh”.

Broer, ka paralajmëruar sjelljen e donacioneve tjera, në sektorin e shëndetësisë për Komunën e Malishevës, pasi është duke punuar për donacionin e radhës.

Më parë, Rudolf Broer, kishte sjellë mjete konkretizuese për personat me aftësi të veçanta, në shoqatën e Handikosit në Malishevë, një kombibus për bartjen e personave në hemodializë, si dhe donacione tjera.

Kjo mirënjohje e dhënë sot, është ndarë nga kreu i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit