13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Haskuka mohon se në Prizren ka punësime të militantëve të VV-së

Kryetari i Prizrenit, Mytaaher Haskuka, në KTV  ka folur edhe për punësimet e militantëve partiakë, derisa ka mohuar se në Prizren ka numër të madh të tyre.

“Merreni me statistika. Më së shumti më kanë kritikuar për shefen e inspektoratit të ndërtimeve. Është shpallur konkursi me kriteret e kërkuara, me master me 5 vjet përvojë pune. Ka aplikuar vetëm një kandidat. E kemi rishpallur konkursin. Kanë aplikuar dy persona, e kemi marrë njërin që ka qenë më i miri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij, duke hequr drejtorët e shkollave që janë me mandat 4 vjeçar, janë punësuar rreth 140 persona në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë.

“Një rast është gjendur një Haskuka, dhe menjëherë kanë plasur akuzat”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Komunën e Prizrenit nuk janë më shumë se 10 apo 15 persona të punësuar me kontratë mbi vepër.

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit