Zgjedhjet e vitit 2017 / Në Prizren kishte 846 vota më shumë se sa banorë që patën votuar

Rreth njëqind vendvotime do i dërgohen prokurorisë për hetim në kuadër të dyshimit për keqpërdorim të votave

Për gati çdo proces zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ballafaqohet me parregullsi nëpër qendra të votimit.

Në zgjedhjet e vitit 2017 për rinumërim janë dërguar rreth 150 vendvotime.

Burime të Televizionit 7, mësojnë se numri më i madh i keqpërdorimeve ishte gjetur në Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Gjakovë e Mitrovicë.

Kështu në Prishtinë janë gjetur 903 vota më shumë se në Prizren

Ndërsa Prizreni kishte 846 vota më shumë se sa banorë kanë votuar, pastaj në Gjakovë u gjetën 671 vota më shumë, në Gjilan 632 e në Mitrovicë 267 vota më shumë se sa banorë.

E për t’i shmangur këto incidente ky institucion ka vendosur që t’i drejtohet Prokurorisë së Shtetit, duke i dorëzuar të gjitha provat për parregullsi gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Kosova do i hyjë këtij procesi pa një reformë zgjedhore.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit