5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit bëhet pjesë e Nismës

Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Enver Sopjani, ka aderuar në partinë Nisma Socialdemokrate.

Ardhjen e tij në këtë subjekt politik Sopjani e bëri publike përmes një konference për medie që e mbajti të hënën bashkë me kryetarin e kësaj partie.

Limaj gjatë kësaj konference tha se ka kënaqësinë të njoftoj qytetarët për aderimin e Sopjanit në këtë parti.

“Profesor Enver Sopjani është profesor i 5 universiteteve të Gjermanisë. Ne si Nismë sot jemi shumë më të fuqishëm dhe më komod në angazhimet tona. Nga sot Enver Sopjani do të jetë këshilltari im si kandidat i ardhshëm për kryeministër dhe krahu im i djathtë në angazhimet e mija”, ka thënë Limaj.

Ndërsa Sopjani tha se për të është e rëndësishme që është kyqyr në Nismën Socialdemokrate.

“Për mua është e rëndësishme t’i shërbej një partie që merret me çështjet sociale. Tashmë Fatmir Limaj e ka dëshmuar se ka një orientim social dhe kombëtar andaj skeni nevojë me u frikësu se ai do ta shes një ditë Kosovën apo të punojë kundër interesave kombëtare”.

“Kosova nuk ka sigurim social dhe kjo është turp sepse njerëzit frikësohen me shku edhe te doktori të shërohen me mendimin se do të dalin edhe më të sëmurë se sa shkojnë”, ka thënë Sopjani.

Më Shumë

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit