Alush Shala: Qytetarëve u duhet një zë i fuqishëm në Kuvend

Alush Shala, në zgjedhjet e tetorit garon për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD.

Ai, premton se nëse zgjedhet deputet, do të jetë zëri i qytetarëve.

Thotë se vendi ka nevojë për përmisime në shumë fusha.

“ Do të angazhohem që të kujdesem që zëri i qytetarëve të dëgjohet në Kuvend”, shprehet ai për “PrizrenPress”.

Shala aktualisht është kuvendar në Kuvendin e Prizrenit.

Ai, është larguar nga PDK-ja për t’ju bashkuar AAK-së.

“Unë kam treguar edhe në Kuvend se jam zëri i qytetarëve”.

“Kam ngritur shumë probleme në Kuvend”.

Nëse zgjedhet deputet, ai premton se do të punojë për përmisimin e arsimit, shëndetësisë etj.

“Kërkoj nga qytetarët , sidomos të Pizrenit që të më votojnë , sepse do të jem zëri i tyre në Kuvend”, tha Shala./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit