9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Prizren/ Varroset gazetari Nexhip Menekshe

Në varrezat e qytetit të Prizrenit është varrosur sot dramaturgu, gazetari, arsimtari i gjuhës rome dhe drejtori i Radios “Romano Avazo”, Nexhip Menekshe.

Menekshe ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Menekshe do t’i mungojë Prizrenit.

“Një qytetar aktiv dhe aktivist i pashoq për të drejtat e romëve.Ai do t’i mungojë Prizrenit dhe sidomos komunitetit rom në Prizren dhe Kosovë”, tha Haskuka.

Menekshe kohë më parë realizoi dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.

Shfaqja u trajtua me anë të fragmenteve nga jeta e Kujtim Paçakut.

Shumica e lojërave skenike ishin të bazuara në fragmente të punës së intelektuale të Paçakut, si fuqi njerëzore e liderit, e tolerancës, e drejtësisë dhe më shumë e kreativitetit, që i lartëson poezitë e shkruara të tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit