9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

KDTP-ja kërkon kthimin në post të ish-drejtorit të Financave në Prizren

Anëtarët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë kërkuar që ish-drejtori i Financave, Ertan Simitçi, të kthehet në vendin e tij të punës. Këtë kërkesë e ka paraqitur edhe publikisht zëvendëskryesuesi i KK-së, që vjen nga radhët e partisë turke, Sencar Karamuço, gjatë seancës së fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal, teksa po diskutohej raporti për evidentimin dhe inkasimin e llogarive të arkëtueshme.

Karamuço ka theksuar se hartimi i këtij raporti është realizuar falë iniciativës së ish-drejtorit Simitçi dhe ka shtuar se kolegu i tij partiak ka kryer detyrën me përkushtim ndaj interesit publik, shkruan sot Koha Ditore.

“Sot jemi dëshmitarë të gjithë kuvendarët dhe opinioni i gjerë se ish-drejtori Ertan Simitçi ka kryer me vullnet të plotë dhe përkushtim ndaj interesit publik. Ish-drejtori Simitçi më 26 gusht 2019 për hir të interesit publik ka dhënë dorëheqje nga detyra dhe sot ballafaqohet me drejtësinë. Sot të gjithë jemi dëshmitarë se puna e drejtorit dhe përgjegjësia e tij ndaj Komunës dhe institucioneve ka qenë në nivel të lartë, qoftë në mandatin e kaluar ashtu edhe në mandatin aktual”, ka thënë Karamuço, duke shtuar se raporti për llogaritë e arkëtueshme paraqet një shembull të mirë të punës së tij.

“Ne kërkojmë që drejtori të kthehet në vendin e punës”, ka deklaruar Karamuço. Ai ka shtuar se bazuar në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës çdo person i akuzuar për vepër penale “prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij në pajtim me ligjin”.

Mirëpo, lidhur me këtë kërkesë të përfaqësuesit të KDTP-së në KK-në e Prizrenit nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga ekzekutivi komunal. Posti i drejtorit të Financave ka mbetur i paplotësuar që prej dorëheqjes së ish-drejtorit Simitçi në fund të muajit gusht të këtij viti. Një gjë e tillë ka shtyrë këshilltarin e PDK-së, Getoar Besimi, për të shprehur qëndrimin se anëtarët e KK-së nuk e dinë se kush është drejtor i Financave./Koha Ditore/

Më Shumë

Smajl Latifi: Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati për projektet e mëdha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë...

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Lajmet e Fundit