Guri mistik në Suharekë, ku besohet se kanë jetuar ilirët (Foto)

Në Suharekë, në fshatin Dolloc është një gur shumë i veçantë, mbi afër 1700 metra lartësi dhe ka një histori të pashpjehuar mirë që lidhet me ilirët.

Vendi nga banorët e Komunës së Suharekës, njihet si ‘Te Guri i diellit’, apo siç e quajnë sot Guri i Dollocit. Përveç që ka një pamje shumë të bukur, dhe tërheqëse, për të janë thënë shumë gjëra që saktësisht nuk është sqaruar asnjëherë.

Sipas studimeve të Sami Pirevës, atje lart ka qenë një qytet ilir, dhe shumë i zhvilluar në epokën e kaluar. Sipas studiuesit Pireva, ky gur nuk është natyror, mendohet se është ndërtuar nga ilirët si orë diellore, dhe ka mbetur ashtu me shekuj.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Nuk dihet diçka më konkrete, përveç këtyre pretendimeve të studiesit, por edhe të banorëve që e konsiderojnë të veçantë këtë gur, dhe shumë të vjetër.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit