7.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Në Maliveshë po bëhen përgatitjet për shënimin festave të Marsit

Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për shënimit e festave të marsit, përkatësisht shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, “7 Marsit-Ditës së mësuesit” dhe “8 Marsit-Ditës së gruas”. Kështu u tha sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, gjatë raportimit të drejtorëve dhe zyrtarëve përgjegjës, para Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, i cili e ka drejtuar mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, gjithashtu është shprehur edhe shqetësimi për fillimin e paraqitjes së rriqrave në natyrë, shqetësim i cili është ngritur nga fermerët, e të cilët kërkojnë që të mos ketë vonesa për fillimin e repelimit të kafshëve, përkatësisht fazës së parë të kësaj mase parandaluese ndaj etheve hemorragjike krime kongo. Gjithashtu u kërkua nga niveli qendror që krahas repelimit të mos shënohen vonesa edhe për fushatën e dezinsektimit, pasi ende nuk ka asnjë njoftim nga ana e organeve qendrore përgjegjëse për çështjen e menaxhimit të EHKK.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale në Malishevë, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar, për planifikimet e tyre për javën në vijim, si përgatitjet për zbatimin e planifikimeve vjetore, përkatësisht për investimet kapitale.

Lidhur me investimet kapitale, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, ende nuk kanë filluar procedurat për ndonjë projekt, pasi mos miratimi i buxhetit po ndikon edhe në këtë fushë, sepse pa zotim të mjeteve, nuk mund të fillohet me procedurat për realizimin e projekteve.

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Lajmet e Fundit