23.2 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it, insiston në qeveri gjithëpërfshirëse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe atë të Bashkimit Evropian, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes një mocioni mosbesimi në Kuvend, gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit për medie të Zyres së Presidentit, në takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, si është bërë e ditur, Thaçi ka thënë se “pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se si President i Republikës së Kosovës do të vendosë “për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën jemi futur, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës”.

“Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik”, shkruan në njoftim.

Presidenti kishte bërë të ditur edhe më herët se këtë javë do t’i nisë konsultat me partitë parlamentare në përpjekje për ta krijuar qeverinë e re, pas mocionit të suksesshëm ndaj Qeverisë Kurti. Por Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, e ka bërë të qartë se nuk do t’i përgjigjet kërkesës së presidentit për caktim të një mandatari tjetër.

Më Shumë

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit