4.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kreu i komunës së Malishevës jep detaje për personin e fundit që u prek me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 94 persona, ku tre të fundit janë shtuar në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme.

Ndërsa, komuna e cila është prekur më së shumti është ajo e Malishevës, shkruan Insajderi.

Deri më tani numri i të infektuarve në këtë komunë ka arritur në 33.

E, rasti i fundit në këtë komunë që është paraqitur mbrëmë është nga fshati Kijevë.

Kryetari, i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë për Insajderin se ky rast ka ardhur nga jashtë.

“Ne jemi duke hulumtuar, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike është duke hulumtuar në këtë drejtim për të shikuar lidhjet familjare të tyre, është rast i ri për neve, është rast i ardhur nga jashtë. Janë duke i hulumtuar kontaktet dhe do të shkojnë në testim. Dyshimet nuk hiqen asnjëherë”, ka thënë ai, për Insajderin.

Kurse, duke folur për gjendjen e personave të infektuar me këtë virus, Begaj ka thënë se gjendja e tyre është stabile.

“Gjendja është e qetë, është shqetësim i përgjithshëm i joni edhe për Malishevën edhe për qytetarët tonë, megjithatë ata e ndiejnë veten të qetë, situata po menaxhohet mirë, edhe familjet po mundohemi me i menaxhu mirë brenda kushteve që ne i kemi këtu. Gjendja e personave të infektuar është e qetë, ata janë stabil”, ka deklaruar Begaj.

E, ditëve të fundit në këtë komunë janë ankuar që Qeveria nuk po i ndihmon mjaftueshëm.

Për këtë, Begaj ka deklaruar se më nuk do të ketë ankesa, duke shtuar se le të mbetët nën përgjegjësinë e tyre, pasi që e dinë që Komuna e Malishevës ka më së shumti raste në nivel vendi.

“Ne jemi ankuar që nuk po ndihmojnë, mirëpo nga sot nuk do të ankohemi le të jetë përgjegjësi e tyre, sa e kanë ndihmu Malishevën ata e dinë, ne i kemi publiku, edhe ndihmat që na kanë dhënë Malishevës janë shumë të pakta edhe janë ndoshta të pamjaftueshme për ta menaxhuar situatën . Megjithatë le të jetë në përgjegjësinë e tyre, ata janë ekspertë të kësaj lëmie dhe e dinë se çka i duhet Malishevës në këtë kohë dhe në bazë të rasteve që kemi më së shumti në nivel vendi”, ka deklaruar Begaj.

Kurse, për vazhdimin e karantinimit tha se nuk janë konsultuar nga qeverisja qendrore.

“Është përgjegjësi e nivelit qendror, nuk e di sa do të zgjasë karantina, disa vendime që i kanë marrë kanë qenë deri më 6 prill, ata na kanë njoftuar për këtë, më shumë nuk di”, ka thënë ai.

Deri më tani në mbarë botën nga koronavirusi, janë infektuar 731 mijë e 735 persona, ku prej tyre 154 mijë e 430 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 34 mijë e 663 persona./Insajderi.com

Më Shumë

Prizreni dhe AZHR Jug bashkë për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug). Marrëveshja synon implementimin...

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Nga Ben Blushi Në Greqinë e Lashtë ishte një mbret që quhej Mida, që kishte aftësinë të kthente në ar cdo gjë që prekte. Që...

Lajmet e Fundit