9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

PK mbyll fushatën elektorale në Prizren

Kizolli-perfundimi i fushatesPartia Konservatore e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Kryetari i PK-së Munir Basha dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, para qindra qytetarëve kanë prezantuar punën e palodhshme të partisë, kabinetit për qeverisje të mirë dhe të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kryetari Basha kërkoi nga qytetarët e Prizrenit që me 3 nëntor të marrin fatin e qytetit në duart e tyre duke dalë në mënyrë masive në zgjedhje dhe të votojnë numrin 63. “Partinë Konservatore e Kosovës është mundësia e vetme për të ndryshuar situatën aktuale drejt një të ardhme të ndritshme e cila si synim kryesor ka mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, tha Basha.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se Prizreni është çliruar në vitin 1999, ndërsa edhe pas 14 viteve nuk është çliruar nga qeverisja e keqe. “Dilema se për kë të votojnë qytetarët e Prizrenit, për LDK-në apo për PDK-në është një dilemë e rrejshme, sepse qytetarët kanë një mundësi për të votuar për alternativën e vetme e cila është Partia Konservatore e Kosovës”, tha Kizolli.

Sipas Kizollit, pasuria dhe vlera më e madhe e Partisë Konservatore të Kosovës është lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit. “Lista, përbëhet nga njerëz të dëshmuar, të ndershëm, vizionar dhe me dinjitet të lartë të cilët kanë një ideal të përbashkët, i cili është ngritja e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, tha Kizolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit