Edhe oborri i Shkollës “Fadil Hisari” ishte i vogël për t’i zënë banorët e Lagjës së Trimave” të cilët kishin dalë në numër të madh për ta pritur liderin e tyre dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Zafir Berishën.
Berisha para të pranishmëve që ishin mbledhur në tubimin e Bashkimit Demokratik fillimisht prezantoi kandidatët nga kjo pjesë e qytetit, Blerim Nezirin, Lirije Bytyqi, Selajdin Selmanaj, Nehat Gashin, Hajri Berisha, Kasam Berisha dhe Gafurr Karanezi,
Berisha në këtë tubim foli për vlerat që kanë kandidatët, dhe gjithë lista e kandidatëve tjerë të cilët janë pjesë e Bashkimit Demokratik dhe të cilët garojnë për Kuvend të Prizrenit. “Jam tepër krenar që pjesën më të mirë të jetës e kam kaluar në këtë lagje gjatë kohës së veprimit ilegal dhe luftës me djemtë dhe vajzat e kësaj lagje të cilët i dhanë shumë Kosovës, dhe sot prezenca masive e juaj më bën edhe më përgjegjës në rrugëtimin tonë të përbashkët për të mirën e të gjithë qytetarëve, dikur e kemi luftuar të keqën e madhe që është quajtur Serbi, ndërsa sot kemi obligim që me daljen masive në zgjedhje ta dënojmë në mënyrë demokratike krimin dhe korrupsionin i cili po e dëmton imazhin dhe perspektiven evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Prizrenit”
Nënkryetari i BD-së Osman Hajdari, dhe bartës i listës për Kuvend të Prizrenit para të pranishmëve shpalosi pjesë nga programi zgjedhorë i Bashkimit Demokratik duku u fokusuar me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik, ngritja e përgjegjësisë në administratë, shëndetësi dhe arsim si dhe krijimin e një klime politike ku do të vihen në shprehje vlerat e mirëfillta të qytetit të Prizrenit , vlera këto që janë injoruar që nga paslufta nga të gjitha partitë politike që kanë qenë në pushtet.
Karvani i Bashkimit Demokratik vazhdoi takimet edhe me banorët e fshatit Lubizhdë ku kandidatja nga kjo anë Dr.Dashurie Beqaj premtoi banorët e Lubizhdës se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet dhe liderit tonë Zafir Berisha qytetarët e Prizrenit nuk do të jenë më mysafir në qytetin e vet siç ka ndodhur deri tash por do të jenë qytetarë të nderuar në qytetin e tyre sikur në shtëpitë e tyre./PrizrenPress.com/