Ish-anëtari i PSG-së zbulon prapaskenat: Kishte marrëveshje para Covid-19 që Mbappe të kalonte te Reali, është vetëm çështje kohe kalimi i tij në Santiago Bernabeu

Kylian Mbappe është objektivi madhor i Real Madridit për repartin ofensivë.

Sulmuesi brazilian prej kohësh po kërkohet nga Los Blancos dhe duket se transferimi i tij do të ndodh në verë.

Kështu së paku ka deklaruar ish-anëtari i Paris Saint Germain, Jerome Rothen, që ka zbuluar se ka pasur një marrëveshje para coronavirusit për kalimin e Mbappes në Santiago Bernabeu.

Karim Benzema, Raphael Varane dhe Kylian Mbappe nga edicioni i ri mund të jenë bashkëlojtarë te Real Madridi. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Nga burimet që kam brenda klubit e di që kishte një marrëveshje para Covid-19 që Mbappe të kalonte te Real Madridi”, deklaroi Rothen për Radio Montecarlo.

Ish-reprezentuesi francez thotë se kalimi i Mbappes te Reali është vetëm çështje kohe.

“Pas asaj që ka ndodhur me virusin, kalimi i Mbappes në Madrid do të shtyhet, por përsëri ka gjasa të ndodh këtë verë. Sipas mendimit tim dhe informacioneve që kam, transferimi i Kylian te Reali është vetëm çështje kohe”, vazhdoi tutje Rothen.

Kylian Mbappe . (Photo by David Ramos/Getty Images)

42-vjeçari thotë se nuk ka asnjë shans që Mbappe të vazhdoj kontratën me PSG-në, pasi lojtari dhe klubi kanë një marrëveshje që e lejojnë reprezentuesin francez të transferohet te Reali.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Mbappe ta zgjas kontratën me PSG-në. Lojtari dhe klubi kanë një marrëveshje që e lejojnë atë t’i bashkohet Realit këtë verë”, përfundoi Rothen.

Jerome Rothen. (Photo by Phil Cole/Getty Images)

21-vjeçari ka kontratë me kampionin në fuqi të Francës deri në verën e vitit 2022, ndërsa për momentin është lojtari më i shtrenjtë në botë.

Reali për ta transferuar kampionin e botës me Francën në Santiago Bernabeu duhet të paguajë 200 milionë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit