Limaj tregon si u infektuan me COVID-19 banorët në fshatin Banjë të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për situatën aktuale në vend pas përhapjes së koronavirusit, duke treguar specifikisht edhe për Komunën e Malishevës, që ka më së shumti të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Experess.

Limaj ka treguar në emisionin Frontal në T7 se si erdhi deri te përhapja e koronavirusit në fshatin Banjë të Malishevës.

Ai thotë se sipas informacioneve që ka, personi i parë i prekur me koronavirus ka qenë shitës i një marketi.

“Sipas informacioneve i prekur ka qenë një shitës i një marketi. Ai nuk e dinte që ka. Ekspozimi i tij me njërëz ka qenë shumë i madh sidomos në atë kohë kur ka qenë një kërkesë për të blerë produkte ushqimore”, ka thënë Limaj në Frontal.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit