Parlamenti i Studentëve të UPZ-së përkrah kampanjën “Sofra e Ramazanit”

Parlamenti i Studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, do të përkrah kampanjën “Sofra e Ramazanit”.

Kjo kampanjë organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, është takuar sot me koordinatorin e degës së “Bereqetit” në Prizrenit, Kurtish ef. Hoxhaj, për të koordinuar rreth përkrahjes së “Sofrës së Ramazanit”.

“Kampanja do të përkrahet edhe nga studentët e Universitetit “Ukshin Hoti””, premtoi Krasniqi.

Në të gjithë Kosovën ka filluar kampanja “Sofra e Ramazanit”, e organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit