2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Fiksohet Barcelona, ofron Coutinho për një kampion bote

Barcelona kërkon një futbollist që të bëjë punët e pista në mesfushë dhe emri i parë që katalanasve u shkon në mend, është N’golo Kante. Mesfushori francez, kampion bote dhe një nga më të mirët në rolin e tij, është në listën e dëshirave të klubit spanjoll.

Mundo Deportivo zbulon edhe skenarin që po tenton të ndjekë Barcelona për të arritur te objektivi Kante. Duke ditur dëshirën e Chelsea për të pasur në skuadër brazilian Philippe Coutinho, ata janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin në këmbim.

 

Coutinho do të largohet nga Bayern Munchen këtë verë, pasi gjermanët nuk janë të bindur të paguajnë për kartonin e tij shumën e majme që ka në kontratë. Kështu braziliani është i tepërt në Katalonjë dhe po tentohet që të shitet në momentin e hapjes së merkatos.

Këmbimi me Kante do të ishte i goditur për Barcelonën, që në verë mund të humbasë lojtarë të tjerë të mesfushës. Me shumë mundësi, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal do të largohen, ndaj edhe afrimi i francezit do të ishte i domosdoshëm dhe një përforcim me shumë vlera.

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Lajmet e Fundit