16.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Vdes personi i nëntë nga koronavirusi në Kosovë, 69 vjeçari është nga Suhareka

Një 69-vjeçar, i shtrirë në mjekimin intensiv shkaku i koronavirusit, ka vdekur të marten pas mesnatës, duke e ngritur në nëntë numrin e të vdekurve në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur QKUK përmes një shkrimi në Facebook, duke dhënë në të njëjtën kohë detaje për gjendjen e të infektuarve tjerë, të shtrirë në Infektivë.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, shkruan QKUK.

Në njoftim bëhet po ashtu e ditur se në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Prej tyre, “39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, derisa në mjekimin intensiv të klinikës janë “3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”.

Më Shumë

Prizrenasit festojnë për fitoren e Erdoganit (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të vendit. E ky lajm duket se i ka gëzuar disa qytetarë...

Haradinaj: Alarm përjashtimi i Kosovës nga “Defender 2023″

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e fundit pas vendosjes së sanksioneve për Kosovën nga...

Lajmet e Fundit