12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gashi: Jemi futur në bllokadë politike, Kurti t’i kryejë detyrat e veta

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj, ku në rend dite ishin shqyrtimi i tri nismave legjislative.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas kësaj mbledhje tha se ishin tri nisma legjislative, një nga kryetarja e Kuvendit e përkrahur nga 5 deputetë tjerë, dhe dy nisma legjislative të përkrahura nga PDK.

Ai tha se në situatën në të cilën ndodhemi Kuvendi nuk mund të procedojë me këto nisma legjislative.

“Ne e dhamë qëndrimin tonë dhe vlerësimin se vendi është një krizë politike dhe në mungesë të institucioneve dhe për shkak të procedurës dhe rregullit që thotë që kemi probleme për këto ligje që të procedohen, për tu proceduar një projektligj si nismë legjislative që vjen nga deputetët duhet të shkojë në qeveri për mendim, këtë e thotë rregullorja e Kuvendit.

Për të shkuar në qeveri për mendim është e pamundur sepse Kuvendi ia ka hequr besimin Qeverisë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se jemi në një krizë politike e cila mund të zgjidhet në dy forma.

“Të kemi qeveri të re, pra partia që e ka marrë obligimin nga presidenti të marrë përsipër formimin e qeverisë, nëse nuk e merr përsipër këtë atëherë presidenti duhet të detyrohet ti respektojë obligimet e veta kushtetuese. Nëse as kjo nuk ndodh atëherë zgjidhja e fundit që janë zgjedhjet”, tha Gashi.

Shefi i GP-së të LDK-së, shtoi se kjo bllokadë politike mund ketë edhe zgjidhje politike.

“Kuvendi me 2/3 mundet me ndryshua rregulloren e për të ndodh kjo duhet të kemi konsensus politik, e ne nuk e kemi”, tha Gashi.

Ai shtoi se kryeministri në detyrë duhet t’i kryejë detyrat e veta dhe të mos shkelë Kushtetutën. /Telegrafi/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit