5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Nga 17 mostra, 14 dalin pozitive në Rahovec

14 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Rahovec të shtunën, ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Ai ka bërë të ditur se nga 17 mostrat e marra sot në këtë komunë, të gjitha raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me Covid-19, 14 kanë rezultuar pozitive.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Latifi ka kërkuar disiplinë nga qytetarët e Rahovecit.

“Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19. Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët. Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.

Kurse, në total, deri tash në Rahovec janë konfirmuar 17 raste me koronavirus. Dy rastet që ishin konfirmuar të premten, ishin infermiere, që punonin në Prizren.

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit