Pas 48 ditësh në karantinë, Malisheva kërkon heqjen e saj

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë kërkon heqjen e karantinës për qytetarët e kësaj komune, pas 48 ditëve të vendosjes së kësaj mase për shkak të numrit të rasteve me koronavirus.

Në një deklaratë për media thuhet se karantina e ka dhënë efektin e vet, pasi që numri i të shëruarve po shënon rritje çdo ditë.

Aktualisht në Malishevë, janë edhe 18 persona në kurim e sipër, ndërsa 57 janë shëruar plotësisht dhe nuk ka vatër të re të infeksionit.

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë kërkon nga IKSHP të rekomandojë shfuqizimin e vendimin për futjen e Malishevës në karantinë.

“Të qenit në karantinë, e ka kryer efektin e saj, prandaj, ka ardhur koha që qytetarët e Komunës së Malishevës, të lirohen nga kjo masë, e cila realisht është më e ashpra e mundshme që është zbatuar”, thuhet në deklaratë

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit