Policia jep detaje rreth vrasjes së 23 vjeçarit nga Prizreni

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë.

Policia ka dhënë detaje shtesë për rreth kësaj vrasjeje.

“Raportohet se dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve”.

“Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit