Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren mashtrohet nga një person

Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren ka njoftuar se është mashtruar nga një person, i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima viktima të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë, por se pronarët legjitim nuk kanë pranuar të holla.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie farmaceutike ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim.

Viktima të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë. Pronarët legjitim kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar të holla nga viktima. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit