4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Bob Dylan me album të ri pas tetë vjetësh (Video)

Bob Dylan ka njoftuar se do ta publikojë albumin e tij të ri me tekste të veta, tetë vjet pas atij të fundit të cilin e kishte realizuar më 2012.

“Rough and Rowdy Ways” është titulli që albumi do ta bartë e që do të dalë në shitje më 19 qershor të këtij viti. Ky album vjen pas tri albumesh me koverë “Shadows in the Night” (2015), “Fallen Angels” (2016() dhe “Triplicate” (2017).

Dylan, i cili më 2016 fitoi  çmimin Nobel për Letërsi, albumin e fundit me këngë të shkruara nga vetë ai e kishte realizuar më 2012, “Tempest”.

Dy nga këngët e albumit të ri veçse janë publikuar në javët e fundit, “Murder Most Foul” dhe “I Contain Multitudes”.

Ndërkaq tani ai e ka realizuar këngën e tij të tretë nga ky album, të ciën e ka titulluar “False Prophet”.

Më Shumë

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit