PSG humb Cavanin, gati oferta për goleadorin e Premierligës

Skuadra e PSG-së pritet të ketë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Sidomos në repartin e sulmit, pasi bomberi Edinson Cavani, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe pritet të largohet në verë.

Uruguaiani pritet t’i bashkohet Atletico Madridit për dy vitet e ardhshme, ndërsa PSG ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin. Sipas medieve britanike, kampionët e Francës kanë përgatitur ofertën për bomberin e Arsenalit, Pierre-Emerick Arsenal.

Madje, është zbuluar dhe oferta e parë për kapitenin e “Topçinjve”, që është 35 milion euro. Mund të duket ofertë e ulët, por në verën e ardhshme, sulmuesi nga Gaboni është pa kontratë dhe njëjtë si Cavani, nuk ka pranuar të rinovojë. Do të ishte një goditje e zgjuar për PSG-në, ndërsa Arsenali, ka një vendim të vështirë për të marrë.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit