9.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Federata Angleze cakton datat e ndeshjeve të FA Cup

Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar edhe datat për ndeshjet e mbetura të FA Cup.

Çerekfinalet do të zhvillohet në fundjavën e 27 dhe 28 qershorit, ndërsa finalja është caktuar më 1 gusht.

Katër ndeshjet çerekfinale; Leicester City-Chelsea, Newcastle United-Manchester City, Sheffield United-Arsenal dhe Norwich City-Manchester United, do të zhvillohen gjatë fundjavës së 27 dhe 28 qershorit.

Datat e sakta dhe orari i ndeshjeve nuk është konfirmuar ende, megjithatë dihet që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë fundjavës së 11 dhe 12 korrikut, ndërsa finalja më 1 gusht.

Edhe pse stadiumet për këto përballje nuk janë caktuar ende, finalja pritet të zhvillohet si zakonisht në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Wembley”, në mënyrë që të vazhdohet tradita e kësaj gare.

Ndërkaq, Premierliga do të rinisë më 17 qershor, me Liverpoolin që është shumë pranë fitimit të titullit kampion, pasi është 25 pikë i shkëputur nga Manchester City.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit